THERMOLUX njihet prej vitesh në sektorin e ndërtimit duke startuar fillimisht me prodhimin e polisterolit.
THERMOLUX njihet prej vitesh në sektorin e ndërtimit duke startuar fillimisht me prodhimin e polisterolit.
Thermolux eshte themeluar ne vitin 2001 ne qytetin e Fierit dhe me pas u transferua ne Tirane. Kompania Thermolux eshte dege e kompanise Fybek shpk e themeluar ne vitin 1996. Fabrika e polisterolit ndodhet në aksin rrugor Vorë – Fushë Krujë km 1,7. Kompania ka në filozofinë e saj zhvillimin e tregut në mënyrë të vazhdueshme dhe ka arritur me përpjekje të mëdha që polisteroli, si material bazë për efiçiencën e energjisë në ndërtesa, të klasifikohet në vendin e duhur. Për çdo sektor të industrisë së ndërtimit kompania ofron mbulim të plotë me produkte të cilësisë më të mirë dhe çmime konkuruese. Kompania ofron polisterol për ndërtim, termoizolim themelesh dhe dyshemeje, për lehtesim betoni, per sistem kapot,per termoizolim fasade dhe sisteme termoizolimi per catia ,ofron gjithashtu sisteme termoizolimi per agrokulturen dhe peshkimin, polesterol i prere ne forma te ndryshme per zbukurimin e fasadave per forma te derdhura ne beton figura dhe dekorime te skenave etj.
Reputacioni i THERMOLUX në fushën e prodhimit të polisterolit cilësor
Reputacioni i THERMOLUX në fushën e prodhimit të polisterolit cilësor
është rezultat i viteve të eksperiencësi dhe përkushtimit të vazhdueshëm, për të punuar me teknologji të avancuar, kosto efektive, respektim me korrektësi të afateve dhe të gjitha këto në saj të përkushtimit dhe te profesionalizmit të punonjësve tanë. Personeli ynë demonstron shpirt krijues për ndryshime të reja dhe siguron përmirësime të vazhdueshme në cilësi dhe siguri. Ne udhëhiqemi nga mendimi se: Pozicioni ynë në treg dhe përfitimi do të sigurohen nga cilësia e punës sonë për produktet që ofrojmë.
Fokusi ynë janë nevojat e klientit
Fokusi ynë janë nevojat e klientit
Organizimi ynë karakterizohet nga një menaxhim efektiv, ekspertizë teknike, bashkëpunim, përmirësime të vazh- dueshme dhe dëshirë për ndryshim. Ne ekonsiderojmë cilësinë seriozisht. Produkti ynë do të evitojë dëmtimet në jetën dhe shëndetin e njerëzve, mjedisit dhe materialeve. THERMOLUX ka filluar të operojë në fushën e prodhimit të blloqeve të polisterinës me pesha dhe madhësi të ndryshme, që përdoren në termoizolimin e banesave, pallateve dhe objekteve industriale. Gjithashtu pjesë e kësaj linje prodhimi janë dhe stampat e pro- dhimit tek bikerinat (ambalazhe) për fidanë në fushën e bujqësisë, të cilat janë të madhësive dhe formave nga më të ndryshmet. Përveç fabrikës në Fier tashmë ka filluar funksion- imin me kapacitet të plotë dhe me teknologji moderne edhe Fabrika e THERMOLUX, cila ndodhet në rrugën Vorë – Fushëkrujë.